
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka treguar se kur do të vijë në Shqipri vaksina kundër koronavirusit.
Rakacolli u shpreh se vaksina do të jetë brenda tremujorshit të parë të vitit 2021, por ende nuk ka një datë të caktuar, teksa u shpreh se do të jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme.
“Nuk kemi një datë të saktë. Do të jetë brenda 3 muajshit të parë të vitit 2021. Vaksina nuk do të jetë e detyruar dhe do të jetë falas”, tha Rakacolli për ‘abcnews’./korrieri.al