Që nga përdorimi i një ikone e deri tek pyetjet pikante, ka shumë mënyra për ta kuptuar nëse personi me të cilin po flet, është i interesuar për ty apo thjesht po të përgjigjet si mik. Në fakt, mund ta kuptoni qëllimin përmes gjërave që ju shkruan. Kur mund të thuash pa frikë që ai/ajo vdes për ty?
I përgjigjen mesazheve me shpejtësinë e erës.
Të lajmëron para që nuk do të ketë mundësi të përgjigjet, që ti të mos krijosh aludime në mendjen tënde.
Mesazhet e tyre janë tekste të gjata, të detajuara me shumë kujdes. S’japin “po” ose “ok” si përgjigje.
Ju komplimentojnë gjithë kohës.
Keni krijuar nofka që tani për njëri-tjetrin. Nuk kursehen tek ikonat e zemrës.Tregojnë interes dhe shqetësim për gjërat e tua.
Shprehen me ju për gjëra personale. Një sekret, një histori e të shkuarës që ka lënë shenjë, etj. Tentativë për t’u afruar më shumë.
Mesazhin e parë e dërgojnë në mëngjes, e ndërsa të fundit në mbrëmje.
Të gjitha mesazhet e tyre për ju janë të personalizuara. Gjithmonë kujtojnë një datë apo një ngjarje që ka rëndësi për ty.