100 mijë euro për çdo emigrant që strehohet në Shqipëri? Rama reagon pas lajmit të mediave angleze dhe zbulon vendimin e prerë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e mediave angleze që Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh, të cilin e ka mohuar kategorikisht.

Në komunikimin e tij me gazetarët, Rama tha se ka vende më të pasura që kanë mundësi që të ndërtojnë kampet për refugjatët.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend që do të shndërrohet në kamp refugjatësh. Ka vende më të pasura që mund të ndërtojnë kampe, nuk jam këtu për të shpjeguar këtë çështje”, tha shkurtimisht Rama pas një mbledhje që pati në seli me drejtesit e qarqeve të PS-së./sot.com.al

Author: portali