
Ndryshimet në statut dhe shkarkimi i Lulzim Bashës si Kryetar i PD, janë dy pikat e para të rendit të ditës në Kuvendin e PD-së që do të mbahet nesër në “Air Albania”.
Ristani tha se bazuar në statut, Kuvendi ka të drejtën të shkarkojë Kryetarin dhe Kryesinë, por ka edhe një opsion që të thirret një referendum i anëtarësisë, për të votuar edhe anëtarësia lidhur me vendimet që do të miratohen nga Kuvendi Kombëtar.




“Do të zgjidhet një trupë drejtuese, 11 ose 15 anëtarë, që me shumë mundësi mund të quhet Komiteti i Rithemelimit të PD, që do të shkojnë të marrin selinë e PD. Trupa që do të caktohet për drejtimin e partisë do të marrin detyrat dhe do të çojnë përpara procesin e rithemelimit”, tha Ristani. SOT