28-29 nëntori, Athina ‘vishet’ kuqezi për Festën e shqiptarëve (FOTO)

28-29 nëntori, Athina ‘vishet’ kuqezi për Festën e shqiptarëve (FOTO)

Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavarësisë së shqiptarëve.

Një gjest i bukur i Bashkisë së kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të posaçëm në Twitter, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Faleminderit vëlla”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në postimin e tij./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali