
Transformimet e veshjeve në shtëpi mund të jenë një pasion i shumë vajzave. Shpesh janë rrobat e vjetra me të cilat ne guxojmë të bëjmë ndryshime, por edhe me rrobat e meshkujve, sidomos këmishat e bardha mund të luajmë pak. Për të na thënë disa truke të vogla dhe pa shumë kosto, sot në “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar stilisti i dashur për publikun, Joni Peçi. Ai tregoi 3 mënyra sesi mund ta bëjmë këmishën tonë moderne dhe me shumë stil.




Çfarë na duhet:
Një këmishë e bardhë
Stampa sipas dëshirës
Hekur rrobash
Hapat që duhet të ndjekim:
Fillmisht duhet të vendosim këmishën në një tavolinë për hekurosje. Më pas vendosim stampat dhe i ngjisim me nxehtësinë e hekurit. Kaq e thjeshtë dhe e shpejtë! Këto këmisha dhe metrazhe janë shumë në modë këtë sezon./ Tv K