
Me sa duket fermerët kanë mbetur të kënaqur me shitjet e shalqirit këtë sezon, pasi prodhimi eksportohet në Europën Lindore.
Nuk ka ndodhur asnjëherë që në tokat e Ishmës në Lushnjë të rriten shalqinj të përmasave të tilla.




Pesha e një kokrre arrin 25 kilogramë.
Sipërfaqja e mbjellë me shalqinj është e madhe.
I gjithë prodhimi shkon për eksport.
Fermerët e tregojnë shalqirin në vendet e Europës Lindore
Për tregun vendas në këto fusha është kultivuar shalqiri pa shartesë kungulli.




Fermerët janë të kënaqur me shitjet.
Ky vit ka qenë i mbarë për prodhuesit e shalqirit në Myzeqe.
Është dyfishuar edhe numri i magazinave të grumbullimit për eksport./ Klan News