6 truke për të dalë nga situata të sikletshme

Je ndjerë ndonjëherë në siklet se ke dashur të teshtish në një moment serioz e kritik? Për këtë e për çdo situatë tjetër të ngjashme ka gjithmonë zgjidhje.

Kruaj veshin për të ndaluar një gudulisje në fyt

Një ndjesi gudulisjeje në fytin tuaj mund të duket si një shqetësim i vogël, por pasi të nisë, kjo ndjesi mund të jetë shumë e bezdisshme dhe t’ju ndalojë të përqendroheni në gjëra të tjera. Ç`të bësh? Mjafton të kruash veshin në mënyrë që nervat e tij të stimulohen. Gudulisja e fytit do të lehtësohet menjëherë.

Vendose gjuhën poshtë dhëmbëve duke e ngjeshur si në foto nëse po të vjen një tështimë, në një moment shumë të papërshtatshëm

Mjafton ta bëni këtë për 5 deri në 10 sekonda dhe dëshira për të teshtirë do të largohet dhe kështu s`do bëhesh qendra e vëmendjes në një takim të sikletshëm.

Nëse nuk ndihesh i sigurt, ndiq rregullin e kontaktit me sy për 3 sekonda

Ktheje ngathtësinë në vetëbesim gjatë momenteve të ndrojtjes ose nervozizmit. Përdor gjuhën e trupit. Në vend që të shikosh poshtë ose larg, shikoje në sy për 3 sekonda njeriun që ke përballë.

Nëse të merren mendtë, shtyp mesin e pëllëmbës

Nëse ndihesh i trullosur, i shqetësuar ose je i mërzitur, provo këtë hile. Një studim ka zbuluar një pikë presioni në mes të pëllëmbës që mund të ndalojë këtë gjendje kur e shtyp mesin e pëllëmbës së dorës.

Vendos gishtin e madh në gojë dhe fryji për të ndaluar lemza

Shiko lart dhe mbaj frymën për të ndaluar lotët

Author: admin