
Einxhel Shkira u bë më e njohur me hyrjen e saj në Big Brother VIP. Ajo ka tërhequr vëmendjen me karakterin e saj dhe konsiderohet si një ndër konkurrentet më të forta që synon finalen. Por së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku shihet se moderatorja ka qenë pjesë e një klipi të Noizy-t.
Bëhet fjalë për këngën “Ata nuk e dinë”. Kënga në bashkëpunim me Encën ka protagoniste Einxhel, e cila është publikuar në vitin 2014. Kujtojmë që moderatorja ka nisur një romancë me konkurrentin tjetër, Dj Dagz. Ajo u rikthye në Big Brother puntatën e kaluar që kaloi falë biletës së kthimit./albeu.com