TËRMETI BËN ÇUDINË ME ORËN E TEMPULLIT JAPONEZ

Një orë e vendosur në tempullin “Bunshun Sakano”, në Japni është rikthyer në funksion.

Por mënyra se si ndodhi është paksa e çuditshme.

Ora, e cila besohet se është rreth 100 vjeçare, u ndal së punuari pasi një tërmet dhe cunami goditën Japoninë duke marrë jetën e mbi 18 mijë njerëzve, më 11 mars të vitit 2011.

Tempulli, i cili është i vendosur pak qindra metra larg nga baza e cunamit, një qytezë në rajonin Miyagi, u godit nga valët, me disa pjesë të saj që u shkatërruan.

Aty shpëtoi ora, e cila u pastrua, por që “refuzoi” të riniste funksionimin.

Më 13 shkurt të këtij viti– pak javë para se të shënohej 10-vjetori i ngjarjes– rajoni i njëjtë u godit nga një tërmet i fortë.

Sizmologët thanë se ishte pasgoditje e tërmetit të marsit të atëhershëm.

Në ditën e nesërme, Sakano, kryesuesi i tempullit budist, shkoi për të shikuar dëmet që ishin bërë.

Ora, e cila kishte qëndruar e heshtur, po bënte zhurmë.

Dy muaj më pas, ajo ende po funksionon, shkruan “The Guardian”.

Ora duket se është kthyer në funksion pas dridhjeve të muajit shkurt.

Author: admin