PËRSE NUK DUHET TË MBËSHTETESH KURRË NË DRITAREN E AVIONIT KUR ËSHTË NË FLUTURIM

Shumë udhëtar zgjdhin vendin pranë dritares kur bëhet fjalë për rezervimine vendit të tyre në bordin e një avioni.

Kjo zgjedhje duket se sjellë një sërë avantazhesh gjithashtu përsa i përket sigurisë që konsiderohet si një pikë shumë e rëndësishme nga udhëtarët.

Por mos harroni se të rrini pranë dritares së avionit ka disavantazhet e veta.

Këtë gjë e kanë nxjerrë në pah disa stjuardesa, të cilët kanë vite në këtë profesion.

Falë përvojës së tyre shumëvjeçare ato janë padyshim më të mirat për të dhënë këshilla kur bëhet fjalë për të rezervuar, bazuar në nevojat tuaja.

Nëse dëshironi të përfitoni nga orët e gjata të fluturimit, për të fjetur pak, atëherë ana e dritares mund të jetë zgjidhja e duhur, por duhet t’i kushtoni vëmendje një detaji.

Në fakt, personeli i bordit nuk rekomandon të anohesh anash, përveçse kur janë marrë masa e duhura paraprake.

Bëhet fjalë për një problem higjene, dritarja theksojnë ato është vendi më i pisët i të gjithë bordit.

Ka  qindra njerëz që mbështeten vazhdimisht në to, për të mos përmendur këtu frymën që nxjerrin në drejtim të dritares të gjithë ata, të cilët kolliten ose teshtijnë pa asnjë lloj mbrojtjeje.

Prandaj nuk është e vështirë të mendohet se sa milion mikrobe dhe baktere ndodhen në to.

Dhe papritur vendosja e ballit apo flokëve në momentet e gjumit nuk duket aspak tërheqëse.

Prandaj stjuardesat rekomandon që të pastroni me kujdes dritaren  nëse keni ndërmend të bëni një sy gjumë.

Pecetat sanitare janë të mjaftueshme për të shijuar udhëtimin të qetë.

Por ana e dritares ka dhe disa përparsi, ajo është ideale për personat që u pëlqen të flenë gjatë udhëtimit, sepse askush nuk do t’i shqetësojë duke i detyruar të ngriheni që ata të mund të kalojnë.

Gjithashtu nuk do të shqetësoheni nga askush që kalon në korridorin e bordit, apo nga karrocat me ushqim e kafe të ekuipazhit.

Për të mos harruar këtu, që qëndrimi pranë dritares u mundëson të jenë larg personave që mund të kenë virus, duke u shqetësuar veç për atë që keni në krahë.

Me disa masa paraprake pra, udhëtimi pranë dritares do të jetë një përvojë e bukur.

Ju mund të shijoni pamjet e mrekullueshme që të ofron qielli.

Përkthyer nga All News

Author: admin