Morgan Freeman: Aktori që nuk jep autografë për një arsye gazmore

Cila është gjëja më e mirë që dikush ka bërë ndonjëherë për ju? Mendoj që gjëja më e mirë që dikush ka bërë për mua është kur nëna hapi këmbët për të më lindur mua.

Intervista e mëposhtme e aktorit Morgan Freeman nuk duhet humbur. Nga punët e jetës, tek njeriu më i rëndësishëm apo marrëdhënia me fansat. Kush është Morgan Freeman në detaje?

Z. Freeman a nuk jeni lodhur duke punuar gjatë gjithë kohës?

Unë s`jam duke gërmuar tunele, nuk po ndërtoj pallate. Puna ime nuk është e vështirë. Është freskuese, e këndshme. Sa më shumë, aq më mirë. Të rrish e të mos kesh punë, është demoralizuese.

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur ishit pa punë. A ju kujtohet hera e fundit kur po kërkonit punë?

Kam pasur edhe shumë punë të këqija, megjithatë, gjithmonë kam menduar se ka më keq, se mund të punoja në një vend gatimi. Kam punuar si nënpunës. U kërkova rritje rroge, por ata nuk pranuan. Pastaj bëra një audicion si valltar, u pranova dhe e lashë punën e zyrës. E keqja ishte se puna ime e vallëzimit zgjati vetëm tre muaj dhe më pas u mbyll. Gjeta pastaj një punë që shërbeja kafe dhe petulla.

Kjo nuk duket aq keq…

Epo ka akoma. Një natë, hyri një nga djemtë me të cilat punoja në shfaqje kur isha valltar, dhe nuk dija ku të fshihesha. Banaku nuk më nxinte. Më pyeti ç`bëja aty dhe m`u desh t`i pranoja që isha një aktor i papunë. Ia më tha se ishte duke punuar për një shfaqje të re. Ka qenë një nga momentet më të tmerrshme për mua.

Në jetë, ke jetuar më shumë ditë të lumtura apo të palumtura?

Më shumë ditë të lumtura. Kam filluar të punoj kur isha 30 vjeç dhe jam akoma duke punuar. Të gjitha këto kanë qenë ditët e mia më të lumtura.

Cila është gjëja më e mirë që dikush ka bërë ndonjëherë për ju?

Mendoj që gjëja më e mirë që dikush ka bërë për mua është kur nëna hapi këmbët për të më lindur mua.

Dhe më e keqja?

Nuk ka ndodhur akoma.

Kjo duket diçka e mirë.

Bëj vazhdimisht përpjekje të mëdha, sepse ndonjëherë jeta nuk është dhe aq e këndshme. Ndonjëherë është e dhimbshme dhe ndonjëherë stresuese. Ndonjëherë të mban edhe në agoni. Unë mendoj që sapo t`i kapërceni këto gunga, përpiquni për gjetjen e kënaqësisë dhe paqes.

A je në jetën reale një Zen, ashtu siç dukesh në ekran?

Po jam Zen.

A irritoheni kur ju ngatërrojnë me Samuel L. Jackson? Kam dëgjuar se ndodh shpesh kjo gjë

Po, Sam dhe unë përballemi shpesh me këtë. Isha në Dallas, në Teksas njëherë kur prisja një avion dhe një djalë m`u afrua. Unë isha me kapelë dhe syve dielli, por thjesht sepse ashtu vishem, jo sepse doja t`i fshihesha dikujt.

Ai djali më tha: Unë e di kush je edhe pse po përpiqesh të më fshihesh. Të njoh ty Samuel L, Jackson. Unë i thashë: Jo, e ke gabim se s`jam ai. Jo je, më thoshte. Kjo i ndodh edhe Sam. Ndaj ai sa herë del në skenë thotë: Nuk jam Morgan Freeman.

A jeni mik me Samuel L.Jackson?

Njihemi që në vitet ’80 kur punonim në teatrin publik së bashku në Neë York. Po nuk është se kemi dalë si miq bashkë. Unë jetoj në Missisipi, Sam në Los Angeles. Unë nuk dua të jetoj në atë vend.

Pse u ktheve në Missisipi?

Kam jetuar në New York për gati 30 vjet. Isha gjatë gjithë kohës sikur doja të thosha: Më largo që këtu. Një ditë kuptova që jetoja në katin e tretë të një apartamenti ku nuk kishte dritë natyrore. Nuk i njihja njerëzit që jetonin matanë murit. Kjo ishte e tmerrshme për mua.

A keni pak më shumë privatësi tani?

Jetoj në një qytet të vogël. Është e pamundur të blej qoftë edhe një kafe apo pastë dhëmbësh pa u bërë event. Një nga të metat e jetesës me profil të lartë, është kostoja e asaj privates. Me besoni: Nuk e dini sa rëndësi ka privatësia juaj, derisa e humbni atë.

Ju shqetësojnë njerëzit?

Po, ata duan vetëm një gjë. “Nëna ime, gruaja ime, burri im, nuk do ta besojnë që të takova ty. Ma firmos pak këtë të lutem”.

Dhe e firmos ti?

Jo. Nëse gruaja mendon se je gënjeshtar, atëherë i tillë je. Apo jo?

Pyetja e fundit: i keni vathët thjesht për qejf apo për ndonjë qëllim konkret?

Po, këta vathë vlejnë aq sa kushton një arkivol, nëse unë vdes në një vend të çuditshëm. Kjo është arsyeja përse marinarët i mbanin ato.

Author: admin