Platforma e mediave sociale TikTok është bërë një burim popullor argëtimi për përmbajtjen e saj në formë të shkurtër.
Dhe nëse jeni duke “qarkulluar” nëpër TikTok, do të hasni në njerëz të të gjitha moshave, racave dhe prejardhjeve, duke shpërndarë forma gatimi, këshilla bukurie, sfida virale vallëzimi, dhe jo vetëm.
https://www.youtube.com/watch?v=e23pW_0BPo0
Por, disa njerëz kanë bërë emër thjesht duke iu përgjigjur videove të tjera të TikTok – duke i thjeshtësuar gjërat, përcjell Telegrafi.
Njëri ndër ta është edhe Khaby Lame (emri i vërtetë Khabane Lame) që është bërë viral në TikTok për postimin e videove të tij duke reaguar ndaj klipeve “hack-life” që të tjerët ndajnë.
Sidoqoftë, Khaby bën shaka me individë të cilët përpiqen të komplikojnë me tepri një “problem” duke ndarë zgjidhjen e tij më të lehtë.
Aktualisht, Khaby mburret me më shumë se 50 milionë ndjekës në TikTok që e bën atë një kandidat kryesor për postimet e sponsorizuara në aplikacionin e mediave sociale.