Gjerat Qe Si Keni Ditur Per Enver Hoxhen

Gjerat qe si keni ditur per Enver Hoxhen , do tu lene pa mend…

Enver Halil Hoxha (16 tetor 1908 – 11 prill 1985) ka qenë politikani komunist shqiptar që shërbeu si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij dhe qe konsideroj nje kriminel lufte dhe nje kriminel i popullit. Para sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, ai ishte kryetari i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.

I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ai u përjashtua prej pune pasi refuzoi t’i bashkohej Partisë Fashiste Shqiptare të krijuar nga pushtuesit italianë. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Luftoi në krye të partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944 krejtësisht me forca të veta, për dallim prej vendeve tjera europiane që u çliruan nga amerikanët ose sovjetikët.

Gjatë sundimit të tij ai transformoi vendin nga një relike gjysmëfeudale e Perandorisë Osmane në një ekonomi industriale.Rindërtoi vendin e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, ndërtoi infrastrukturën, ndërtoi industrinë e cila më parë nuk ekzistonte, ndërtoi hidrocentrale dhe termocentrale të shumta që përdoren deri në ditët e sotme. Zhduku kënetat dhe epidemitë. U mundua që Shqipërinë ta bëjë të pavarur ekonomikisht nga shtetet tjera. Ai forcoi ushtrinë dhe e pajisi me armatim e avionë luftarakë modernë në mënyrë që vendi të mbrohej nga sulmet e jashtme, në radhë të parë nga shtetet fqinje si Jugosllavia dhe Greqia- sidomos kjo e fundit që kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut dhe që zyrtarisht akoma ishte në gjendje lufte me të. Enver Hoxha arriti ta zhdukte analfabetizmin i cili në vitin 1939 ishte 90-95%.

Author: admin