“Burrëria ime mori fund sot”/ “Shihemi në gjyq”, pas 25 vitesh burri i tregon sekretin gruas pse nuk bëjnë dot fëmijë

Në rubrikën e sotme në “Shihemi në Gjyq” është trajtuar një rast tepër i veçantë.

Besnikja ka thirrur sot në një seancë ndërmjetësimi bashkëshortin e saj Xhevdetin sepse ky i fundit do t’a përzejë nga shtëpia për shkak se e akuzon për lidhje jashtëmartesore.

Bashkëshortja mbrohet me faktin se është infermiere dhe flet me pacientët në telefon dhe jo me burra të tjerë.

Ajo ka ardhur për t’i kërkuar që të mos e prishë martesën 25 vjeçare por të mendojë si të zgjidhin hallin më të madh që kanë: adoptimin e një fëmije në pamundësi për t’a patur në mënyrë natyrale.

Gruaja e shqetësuar kërkon zgjidhjen e problemit, burri pas kaq shumë vitesh zbuloj një detaj të cilin nuk ja kishte treguar më parë.

Ai tha se gjatë një operacioni në apandesit mjekët kishin prer një damar gabimisht, gjë që sjell pamundësinë për të pasur një fëmijë.

Ja debati i plotë:

Eni Çobani: Nuk i fshihet kjo gjë gruas, është shumë e rëndë.

Xhevdeti: I kam treguar që nuk bëj fëmijë.

Besnikja: Ku më ke treguar ore, po të më kishe treguar pse do shkoja unë klinikave, rrija në shtëpi me ty. Unë shkel çdo derë dhe thonë njerëzit për çfarë punon Xhevdeti, kujt do ja lërë pasurinë?

Xhevdeti: Shtetit do ja lë, unë pasurinë time kam vendosur t’ja jap shtetit, kam bërë dhe testamentin dhe do ja jap komplet shtetit.

Besnikja: Nuk i lë pasuri shtetit ai, se kur kam ardhur unë vetëm një dhomë kishe t’i zotëri. Ajo shtëpi është bërë dhe me krahët dhe mi dhe t’i nuk ia lë kurrë shtetit.

Xhevdeti: Atë e ka shteti dhe fund.

Eni Çobani: Çdo gjë është përgjysmë.

Xhevdeti: Po qe përgjysmë, unë i vë flakën.

Eni Çobani: Zoti Xhevdet pse jeni kaq drastik?

Xhevdeti: Sepse unë jam fëlliqur, burrëria ime mori fund sot.

Author: admin