Johnson batuta me Ramën në Konferencën e OKB: “Hey Edi, si gjithmonë shumë elegant dhe me veshje të çuditshme”/

Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike, e cila po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Samiti COP26, bën bashkë krerët dhe përfaqësuesit e shteteve, për të diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes klimatike të Parisit dhe hapat që duhen siguruar, për të ndalur rritjen e temperaturave, që rre.zikojnë planetin.

Rama është takuar me mikpritësin, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në videon e postuar nga Edi Rama, dëgjohet kryeministri Johnson, që e përshëndet dhe i thotë “Hej Edi, si gjithmonë mjaft elegant”./gazetaz.com

Author: portali