Më të dashuruar se asnjëherë! Hande Erçel flet publikisht për lidhjen me Kerem Bursin

 

Hande Erçel dhe Kerem bursin janë bashkë!

Çifti i njohur i aktorëve kanë konfirmuar para disa muajsh se janë duke jetuar një histori dashurie.

Së fundmi, aktorja ka folur për nënën e ndjerë dhe të dashurin e saj Kerem Bursin, në një intervistë për revistën “InStyle”.

Hande tha se frymëzimi i saj në jetë është e ëma, Aylin Erçel, e cila u nda nga jeta në vitin 2019 si pasojë e sëmundjes së rëndë.

 

“Është ajo që më ka inkurajuar gjithmonë të jem personi që dua të jem. Ajo është gjithashtu burimi im më i madh i frymëzimit. Mësova të qëndroj në këmbë, të luftoj, të dua shumë, të jap pa kushte, të punoj shumë dhe të shkëlqen ashtu siç punoj. Për ta bërë atë gjithmonë krenare”, u shpreh Hande.

 

Për kuriozitetin e të gjithëve, Hande foli dhe për aktorin Kerem Bursin, me të cilin u njoh në xhirimet e serialit “Sen Çal Kapimi”, ku luanin rolet kryesore.

“Pasi kaluam pjesën më të madhe të kohës bashkë, personi që më njihte më shumë dhe më kuptonte më mirë ishte Keremi”, tha ajo.

 

Keremi publikoi në “Instagram” një foto, në të cilën shihej brenda një kanoe së bashku me Handen.

Të dy ata po shijonin në maksimum këtë moment dhe aktori i famshëm konfirmoi se ishin vetëm për vetëm në ishull./syri.net

 

Author: portali