Whatsapp do të funksionojë dhe pa internet, njihuni me ndryshimet e reja

WhatsApp po teston veçori të reja çdo ditë për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Funksioni i fundit që po shtohet është aftësia për të lidhur pajisjet e tjera pa pasur nevojë që telefoni juaj të jetë online.

Me fjalë të tjera, përdoruesit e Android dhe iOS do të jenë në gjendje të përdorin funksionin e WhatsApp Web, pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t’i mbanin telefonat online

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet.

Pas lidhjes së re, do të mund ta përdorni si më parë.

Pra nuk do të kërkohet smartfoni juaj për t’u identifikuar dhe nuk do t’ju duhet ta mbani telefonin pranë laptopit. Pajisjet e lidhura do të mund të marrin dhe dërgojnë mesazhe deri në 14 ditë nëse nuk bëni “log out” manualisht.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri.

Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur. Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore.

Mund ta lidhni vetëm telefonin kryesor me laptopin. Megjithatë, kjo ndodh vetëm me iOS, pasi përdoruesit e Android mund të lidhin pajisjet e tyre me telefona dytësorë./kosovarja-ks.com

 

Author: portali