E kishin rrëmbyer prej disa ditësh, si shpëtoi jeta e adoleshentes falë Tik Tok

Një adoleshente e zhdukur në Karolinën e Veriut është sinjalizuar nga policia falë rrjetit social Tik Tok. 16-vjeçarja nga Ashville u zhduk të martën e kaluar duke lënë në ankth familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Ajo mbahej nga rrëmbyesit dhe teksa shihte nga dritarja e makinës, e kuptoi se cili ishte veprimi i duhur që mund të bënte në mënyrë që të shpëtonte. Ajo nuk mund të bërtiste, nuk mund të thoshte “ndihmë” pasi do të vendoste veten në rrezik.

Kështu nisi të bënte sinjale me duar me shpresën se dikush do ta kuptonte. Ajo nuk përdori shenja të gjuhës amerikane, por gjeste që i kishte mësuar në rrjetin social TikTok, raporton noa.al duke cituar Washington Post.

Një motoçiklist nga Kentucky të enjten i telefonoi policisë pasi e pa vajzën në një veturë në rrugë.

“Raportimi erdhi nga personi që gjendej në një mjet pas saj. U pa një vajzë në anën e djathtë të mjetit që sinjalizonte për ndihmë me dorë, gjest ky i njohur në rrjetin social TikTok, e që paraqet edhe “dhunën në familje”, ka njoftuar policia të premten.

Author: admin