Keni plane për fundjavën? Mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër

Të shtunën territori shqiptar deri ne mesdite kakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave të ekstremin jugor dhe zonat te izoluara në veriperëndim të vendit duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër. Gjatë orëve të natës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por pritet sërish rënie në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohen dallgë 3 ballë.

Edhe të dielën vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësirash të shpeshta, ku pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke sjellë reshje në të gjithë Shqipërinë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Kjo situatë e motit do të mbetet gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi edhe mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në Adriatik dhe Jon dallgëzim 4 ballë./shqiperiaime.com.al

Author: portali