U zhvillua simpoziumi “Xhubleta pasaportë e identitetit kulturor kombëtar” organizuar nga kryetarja e shoqatës Xhubleta e Alpeve Shqiptare zonja Rita Kalaj”

 

Me datën 10. 11.2021 në orën 11:00, në ambjentet e Biblotekës të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër u zhvillua simpoziumi me titull “Xhubleta pasaportë e identitetit kombëtar” organizuar nga kryetarja e shoqatës Xhubleta e Alpeve Shqiptare zonja Rita Kalaj.

Në këtë simpozium të organizuar bukur, të mbushur plot me detaje të trashigimisë zakonoro kulturore të krahinës së Malësisë së Madhe, morën pjesë shumë figura të njohura të artit, kulturës, dhe jetës e cila vazhdon të zhvillohet në trevat e veriut dhe më gjerësisht  Malësisë dhe më gjerë deri larg përtej oqeanit nga Shba-ja, ku  nderoi me pjesmarrjen studiuesi dhe autori i shumë librave historiko kulturor, profesor Gjon Frani Ivezaj.

Në këtë simpozium u veçua dhe u lartësua gjer në piedestal Xhubleta, kjo veshje e denjë për  mbretëresha, e cila erdhi nga mbi 4 mijë vite histori, dhe ja ku është sot me gjithë hijeshinë e saj, ku  mbështjellë ëmbël dhe me fisnikëri zanat e Malësisë, të cilat e mbajnë me krenari këtë veshje të rrallë dhe të veçantë në mbarë botën.

Zonja Rita një luftëtare e vërtetë, e cila me një vendosmëri të madhe, dhe me një forcë që e tregon më së miri  se në gjakun e saj rrjedh gjak Malsorit, u ngrit kundër çdo kujt që don të përçudnojë, dhe t’i ngarkojë Xhubletës tonë, aksesorë orientale të panevojshëm, dhe shumë të gabuar. Xhubleta është një dhe ornamentet e saj vijnë nëpër breza të pandryshuar, prandaj zonja Rita po troket në çdo derë, deri sa  t’a vendosë Xhubletën e Alpeve Shqiptare në mbrojtjen e trashigimisë kulturore të UNESCO-s.

Faleminderit bija e Malsisë së Madhe, Zonja Rita Kalaj. Meriton respekt dhe admirim, meriton përkrahje dhe mirëkuptim, nga bijtë dhe bijat e Xhubletës, dhe nga Ministria e Kulturës, ku ne i bashkohemi thirrjes së Ritës dhe shumë Ritave të tjera që Ministria e Kulturës të shpejtojë procedurat dhe të mbrojë me forcen e ligjit Xhubletën tonë Ilirjane e cila është pasaportë e identitetit tonë kombëtar. /PortaliShqiptar.com

 

Author: portali