Në momentin kur dukej se toka ishte ‘qetësuar’/ Lëkundje të forta tërmeti, ja sa ishte magnituda

Turqia perëndimore është përfshirë nga një tërmet i fortë, i cili është ndjerë deri në Stamboll.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i fortë është regjistruar 55 km nga qyteti Adapazarı, në veriperëndim të Turqisë, ndërsa thellësia 2 km.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke. Epiqendra u raportua 10 kilometra në perëndim të qytetit të Duçes, pothuajse 200 kilometra në lindje të Stambollit. Më tej pasoi një tërmet me magnitudë 4.3 ballë./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali