Këngëtari produktiv Bekim Ibrahimi, vjen me dy këngë të reja që titullohen “Gjak Shqiptari & Shëroma Zemrën”

 

Këngëtari tashmë i mirënjohur Bekim Ibrahimi, po sjell në vazhdimësi projekte të reja në tregun muzikor Shqiptar. Ai sapo ka lançuar dy këngët e tij më të fundit “Gjak Shqiptari & Shëroma Zemrën”

 

Të gjithë jemi të habitur me energjinë dhe pasionin e madh që Bekimi ka për këngën dhe çdo gjë që ka të bëjë me muzikën. Por  jo gjithmonë Bekimi vetëm prodhon këngë të reja, ai në jetën e përditëshme  drejton një biznes familjar, me vegla muzikore, që ka në Zyrih të Zvicrës.

Bekimi tha për Portalin Shqiptar se dëshira për muzikën e kapërcen lodhjen dhe largësinë, sepse siç mund dhe t’a keni shikuar, Bekimi disa herë në pak muaj e ka bërë rrugën Zyrih. Prishtinë. Tiranë. Për të prodhuar dhe publikuar këngët e tij të mrekullueshme.

 

Kënga “Gjak Shqiptari” është një këngë e cila në thelb ka bashkimin dhe mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe gjakut të pastër Shqiptar, kjo këngë vjen si një lutje ose thirrje  drejtuar të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë, që t’a ruajnë Gjuhën dhe gjakun e paster Shqiptar. Kënga “Gjak Shqiptari”  Me tekst të poetit  të mirënjohur Jahe Fida Muzika: Bekim Ibrahimi Orkestrimi & Masterizimi Studio: Alfred Kaçinari,  ju ftojmë t’a shikoni këngën në linkun më poshtë.⬇️⬇️

Kënga “Shëroma Zemrën” një këngë shumë e bukur, që me muzikën dhe stilin e saj, të jep përshtypjen e një  kënge popullore qytetare të Shqipërisë së mesme. Ku hijeshia dhe sharmi i balerinave, sëbashku me zërin e ëmbël dhe prezencën e hijeshme, të këngëtarit Bekim Ibrahimi vjen një super projekt, që ju ftojmë t’a shikoni në linkun më poshtë.     Teksti: Sulbie Shehu Muzika: Bekim Ibrahimi Orkestrimi & Masterizimi Studio: Alfred Kaçinari. ⬇️⬇️

Ne e falenderojmë këngëtarin Bekim Ibrahimi, për Intervistën virtuale, dhe i urojmë suksese në vazhdim. /PortaliShqiptar.com

Author: portali