Meta bën deklaratën e fortë: Më përgjojnë telefonin shërbime të brendshme dhe të huaja, telefonova Ruçin por…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Syri Tv, ku u shpreh se telefoni i tij përgjohet nga shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja.

AI tregoi se e ka telefonuar ish-Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por nuk ia ka thënë të gjitha për shkak se përgjohej.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Përgjohen nga shërbimet sekrete, nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta mes të tjerash./shqiperiaime.com.al

Author: portali