Kristjan Dukaj, politikologu i njohur, ndien anashkalimin e organizatorëve, me rastin e vizitës së kryebashkiakut të Tiranës Zotit Erion Veliaj në Komunën e Tuzit.

Kristjan Dukaj, politikologu i njohur dhe ish zëdhënës i Komunës, ndien anashkalimin e organizatorëve, me rastin e pritjes së kryebashkiakut të Tiranës Zotit Erion Veliaj në Komunën e Tuzit, më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e Zotit Dukaj.

AKRASIA.    

Kështu do e definonte Aristoteli këtë çështje.

Vizita e kryebashkiakut të Tiranës ka rëndësi dhe peshë të veçantë, sidomos për Tuzin/Malësinë.
Por…po i bie shkurt:
1. Lexoni me kujdes se kush ishte me kryebashkiakun në takim (ambasadori, drejtoresha për financa, drejtori për media, etj..)
2. Lexoni kush ishte me kryetarin e Komunës së Tuzit (….përfaqësues të tjerë të Komunës ?!?)

Ku janë: shefja e kabinetit, Sekretari për zhvillim ekonomik, drejtori i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, zëdhënësi/ja (portparoll)…etj..??

Kështu funksionon margjinalizimi, bullizmi…

Dhe siç thoshte Niçe : “…frika lidhet ngushtë me ankthin. Ka njerëz që u frikësohen përballjeve dhe në raste si këto ata i arratisën së vërtetës duke përqafuar gënjeshtrën. /Portalishqiptar.com

 

Author: portali