Perlat Sheqeri, pas shumë projekteve të sukses’shme, vjen me këngën më të re “Rrota”

Këngëtari  i mirënjohur Pukjan, Perlat Sheqeri, sjell për publikun këngën më të re  me titull “Rrota”

Pas shumë këngëve të mrekullueshme që Perlati ka publikuar së fundmi, ai vjen me një këngë shumë të bukur e cila në vetëm pak orë që është publikuar, ka arritur mijëra klikime, share dhe komente, të cilat premtojnë një  sukses të madh, të projektit më të ri në tregun muzikor Shqiptar.

Sapo të përmendet emri Perlat Sheqeri, mendja të shkon te këngët hit që ka sjellë në vazhdimësi, po përmendim vetëm disa prej tyre, cilat të veshura me një humor të hollë godasin në pikat ku shoqëria jonë është më delikate.  “Interneti” kënga që tejkaloi  çdo parashikim dhe u shndërrua në hit nëpër rrjetet sociale, ku vazhdon të jetë e pëlqyera e fansave. “Furka e plakës” “Mrrini fyelli”  “Mustak ziu” “Thashethemet” “Babagjysh o babagjysh”  dhe shumë këngë të tjera, të mrekullueshme të bilbilit, të bjeshkëve të Pukës, Perlat Sheqeri.

Kënga humoristike “Rrota” u arrit falë një bashkëpunimi të ngushtë mes  Video: Domi Production.  Teksti: Lulash Ara. Muzika: Arif Dushaj. Orkestrimi: Alfred Qemalja   dhe ja ku erdhi kënga me titull “Rrota” të cilën ju ftojmë t’a shikoni në linkun më poshtë. /Portalishqiptar.com

Author: portali