“Së shpejti Blinken do japë llogari në Kongres për Berishën”, Mondi Raka zbulon ‘hatërmbetjen’ e Shoqatës Vatra me kryeministrin Rama

Mondi Rakaj, Kryetari i Shoqatës Vatra, ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News për të folur mbi një takim që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama me kongresmen Lisa Mçlain, duke përgënjështruar mundësinë që kjo shoqatë të ketë nndërhyrë për të mundësyuar këtë takim.

Rakaj sqaron për Fax News se është e vërtetë që ai së bashku me anëtarin e kryesisë së shoqatës Vatra, Valentin Lumaj dhe Ambasadorja Luljeta Fabër janë takuar me kongresmenen Lisa McClain, por ata nuk kanë pasur dijeni aspak që ambasadorja do të fliste për një takim të Ramës.

Kryetari i shoqatës Vatra theksoi se Shoqata Vatra nuk është e kënaqur me qeverinë disavjeçare të Kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se në zgjedhjet e prillit prisnin një rotacion politik në Shqipëri.

Ndër të tjera, Mondi Rakaj sqaron dhe një ‘hatërmbetje’ me Kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ish-kryetari i Vatrës e ka takuar Ramën dhe i ka dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh por që nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë.

Mondi Rakaj po ashtu deklaroi se ata mbështesin çdo kryeministër apo president në Kosovë dhe Shqipëri që bëjnë  punë të mira, por ai shtoi se ata janë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe mini-schengenit ballkanik pa pjesmarrjen e Kosovës.

Ai foli dhe për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se së shpejti Antony Blinken duhet të japë llogari në senat mbi arsyet përse Berisha është shpallur non-grata.

Intervista

Takimi me Mçlain? Anëtari i Këshillit Kombëtar Valentin Lumaj, së bashku me mua kemi pasur një takim me kongresisten Lisa McClain për të diskutuar për komunitetin shqiptar në Miçigan. Unë personalisht në atë takim e kam pyetur Ambasadoren Fabër nëse do kemi takim të Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama. Edi Rama në Miçigan po takohet me anëtarë të PS. Ju garantoj se asnjë nuk e pret me kënaqësi. Nuk janë të kënaqur me qeverinë disa vjeçare në Shqipëri. Dua ta kuptojnë të gjithë atdhetarët. Partia jonë është Shqipëria. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për Vatrën. Kur kemi pasur një kërkesë kur ish kryetari është takuar me Ramën, i është dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh. Kjo nuk u mor në konsideratë nga Edi Rama.

Mini-schengeni? Vatra në Miçigan është shumë e lidhur me kongresmen dhe senatorë. Nuk mund të rrime shurdh memec. Vatra kritikon dhe i jep dorën atij presidenti, kryeministri që bën punë të mira për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qenë në lidhje të ngushtë me Presidentin serb. Jemi në kundërshtim me ndryshimin e territoreve të Kosovës. Po jemi kundër mini-schengenit. Minis-schengeni duhet të marrin pjesë të gjitha shtetet ballkanike, jo Kosova të qëndrojë jashtë.

Rotacioni? Faktikisht në Shqipëri opozita duhet të jetë e shëndetshmë. Më shumë se është për momentin. Faktori kryesor është Edi Ramas që bën çdo gjë  që këta kanë këto probleme të brendshme. Kuptohet se janë kundërshtarë politikë. Vatra është për rotacion pas 8 vitesh. Të vijë dhe në Shqipëri ky ligji i Amerikës që pas 8 vitesh nuk mund të rrish më në pushtet.

Non-grata? Shpallja non-grata e Berishës është lobim i kryeministrit Rama. I intereson që të rrijë në pushtet. Është opinion por së shpejti do të ketë dhe informacion. Blinkenit do t’i bëhen pyetje shumë shpejt nga kongresmenë përse Berisha është shpallur non-grata. Kur të merret në thirrje nga kongresmenët janë të detyruar të japin info. Mund të vonojë 6 muaj, një vit. Të shohim. Do kohë, pak maturi. Është mirë të sqarohen shqiptarët. Vatra nuk mrret me parti politike. Po përpiqet që të bëhet një bashkim për të bërë bashkë një pjesmarrje të gjërë për Foltoren e Berishës. Ju jap fjalën që diaspora pret një rotacion. Nuk kemi qenë shumë të kënaqur me votimet e prillit./(E.H/Faxweb.al)

Author: portali