Nga nesër ndalohet qesja e plastikës, shitësit në treg: Ku ta fusim spinaqin?

Deri tani blerësve u ka shërbyer me qese plastike, por nga nesër do të duhet të bëjë një ndryshim.

Me ligjin e ri ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës.

“Do të jetë e vështirë edhe për ne edhe për blerësit. Këtu shesim sende të llojllojshme dhe ka disa gjëra vendosen veçmas”, tha Radica Stojanova – shitëse.

“Po mundet nëse thonë që nuk mundet patjetër duhet ta paguaj atë qese, tani për çdo produkt çdo qese do të kushtoj shumë”.

“Në markete duhet të ketë qese tjera, le të jetë edhe 20 denarë, do të marrim çanta dhe do t’i  marrin aty,

Ndërsa për në Pazar është më ndryshe, tek ne nuk do të blejnë asgjë. Mendoj ato që janë perime, në çka do t’i vendos spinaqin në çka atë tjetrën!?”, tha një shitëse tjetër.

Ministria e Mjedisit Jetësor njofton se nga data 1 dhjetor e vitit 2021 (e mërkurë) hyn në fuqi obligimi për pagesën e qeseve për bartjen e mallrave.

Kompesimi që duhet të paguajnë shfrytëzuesit përfundimtarë nga paragrafi (3) i këtij neni për qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave është 15 denarë për copë dhe i paguhet tregtarit në pikën e shitjes (në kompensim përfshihet edhe TVSH-ja). Qëllimi i këtij Ligji është të pengojë përdoruesit e qeseve për njëpërdorim dhe të stimulojë përdorimin e qeseve të ripërdorueshme, bazuar në parimin “ndotësi paguan”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndalesa e qeseve të plastikës bëhet për mbrojtjen e ambientit, ndërsa paratë e mbledhura nga shitja e qeseve të biodegradueshme do të shkojnë në fonde të veçanta për ruajtjen e mjedisit.

Rregullorja e re për standardet e biodegradueshmërisë është miratuar dhe pritet të publikohet në numrin e ardhshëm të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në ditën e hyrjes në fuqi vlen Rregullorja ekzistuese./asutimes.com

Author: portali