“Albina Kelmendi ylli i estradës Kosovare. E cila po shkëlqen në çdo vend ku flitet Shqip”

Albina Kelmendi këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, po sjell në vazhdimësi projekte të reja muzikore, ku po shkëlqen në çdo organizim dhe koncert,  ku merr pjesë, me një zë shumë të bukur, dhe me  një prezantim dinjitoz dhe mjaft  të hijshëm, ajo po arrin në majat më të larta të këngës popullore Shqipëtare.

E si do ndodhte ndryshe.  (Dardha bie nën Dardhë) thotë populli, e  ardhur nga një familje ku muzika ishte gjithmonë e pranishme, ajo u rrit me notat dhe këngën, sepse pikerisht babai i saj Bujar Kelmendi është një muzikant dhe një menaxher i kompletuar, i cili arrin të krijojë muzikën e tij dhe të menaxhojë organizimet dhe koncertet e Albinës, ku vlen të theksohet evenimenti i fundit i realizuar me rastin e festës së flamurit në Prishtinë, i cili ishte një  nga ato evenimente që mbahet mend gjatë.

Së shpejti Albina Kelmendi do na surprizoi me projekte të reja muzikore, të cilat pritet të kenë një sukses të madh dhe të garantuar. Deri në projektin e radhës ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “E kom prej teje”  /PortaliShqiptar.com

Author: portali