Mori fund martesa e Shpëtim Saraçit me Mira Konçin, e bija jep lajmin e papritur

Prej ditësh tashmë po thuhet lart e poshtë se çifti i njohur i muzikës së viteve 90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Vajza e çiftit Era nga SHBA ka folur për herë të parë pas divorcit të prindërve të saj. Era foli për planet familjare për fundvit, dhe tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.

“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era në emisionin ‘Ftesë në 5’.

Kjo erdhi pikërisht në kohën kur qarkullonte lajmi se ata janë divorcuar./shqiperiaime.com.al

Author: portali