Pasaporta më e veçantë në botë, vetëm tre persona e kanë atë

Thuhet se fuqia e një pasaporte matet me numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtohet me të, pa aplikuar për viza.

Bazuar në këtë, pasaportat gjermane janë më të fuqishmet, pasi i lejojnë qytetarët të shkojnë në 176 vende të botës pa vizë.

Të paktë janë njerëzit që kanë “Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës”, ndaj kjo pasaportë është kaq e veçantë.

Vetëm tri pasaporta të tilla ekzistojnë në botë.

Një pasaportë të tillë mund ta kenë vetëm tre zyrtarët më të lartë në ‘Urdhrin Katolik’: mjeshtri i madh, nënkryetari i madh dhe kancelari.

Por çfarë është ky urdhër mesjetar? Emri i tij i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodes dhe Maltës”./inforculture.info

Author: portali