Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mira Konçi, duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare. Ky lajm u bë i ditur në fillim të muajit të kaluar.
Po Mira ka vendosur të rikthehet në muzikë. Ajo dhe kitaristi Faton Macula kanë sjellë një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’. Këngëtarja gjithashtu ka marrë një pamje tjetër, ndryshe nga ç’jemi mësuar. Katër vite më parë, ajo dhe Shpëtimi u shpërngulën me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por teksa Mira Konçi dhe e bija vazhdojnë të qëndrojnë atje, kompozitori Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet ku po qëndron i biri.
Duke qenë se rrjetet sociale janë një tregues i mirë i raporteve mes njerëzve në ditët e sotme, është vënë re se ata kanë fshirë çdo foto me njëri-tjetrin dhe madje as nuk ndiqen më në Instagram.
Kujtojmë se Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënyer duke u shprehur:
“Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”.