Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

 

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte suprizë në ditën e bukur të martesës së tij.

 

E tashmë kënga që i është dedikuar nuses së tij, e kënduar dhe kërcyer në vallëzimin e parë në dasmën e tyre do të vijë shumë shpejt me videoklip.

 

Ne mësojmë se klipi do të na sjellë edhe disa nga pamjet e dasmës së tij e cila u mbajt në Kroaci ku dhe jeton edhe vetë këngëtari. Deri në publikimin e videos ne ju sjellim këto foto./portalishqiptar.com

Author: portali