Jo më larg se dje, kudo qarkulloi një lajm disi i veçantë për Madonna-n: këngëtarja nuk ka pranuar të bashkëpunojë me David Guetta-n vetëm prej shenjës së tij të horoskopit.
Ok, ishte Akrep, nuk ka kaq faj Madonna…
Dhe teksa memet në internet për astrologjinë janë nga më të ndryshmet, rikujtojmë se ata të cilët besojnë tek parashikimi i yjeve, nuk i ndal asgjë për të vazhduar ‘hetimin’ lidhur me shenjën përkatëse. Sikur të mos mjaftojë shenja, ‘shqetësimi’ numër 2, sidomos i vajzave, është ashendenti.
Mjafton të dini orën e saktë të lindjes dhe datën për të gjetur ashendentin tuaj.
Në rast se mami nuk e mban mend edhe kaq mirë orën, mjafton vetëm një minutë i shënuar gabim në përllogaritje, që të ndryshojë krejtësisht rezultatin.
Kjo i ka ndodhur edhe Lori Hoxhës, e cila deri më sot e ka ditur se si ashendent ka Shigjetarin.
Por, ja që nuk është kështu.
“E dinit që kam Luanin ashendent? As unë, sapo e mora vesh. Mami më ka gënjyer për orën e lindjes dhe unë mendoja se ishte Shigjetari. Gjithsesi…”, ka shkruar Lori, ndërkohë që ka pasur edhe një shpjegim për ‘gabimin’ e së ëmës.
Nga ana tjetër, Sara, emri i së cilës nuk mund të mungonte në një postim si ky, ka shkruar:
“Nuk e ndiej shumë Luanin tek ty, por ok”.