I ftuar në emisionin “Glamour zone”, këngëtari i mirënjohur shqiptar, Altin Sulku ka zbuluar detaje të ndryshme mbi jetën e tij private por edhe të miqve të tij të grupit OTR. Ai tregoi se Noizy është serioz dhe nuk tradhton. Altini nuk kurseu dhe një nga djemtë e OTR Don Vidin, për të cilin tha se vajzat duhet të kenë kujdes. Sa për Varrosin u shpreh se ai do të qëndrojë gjithmonë beqar.
Ester Bylyku: Cili nga djemtë e grupit OTR, ka më tepër mundësi të tradhëtojë të dashurën? Altin Sulku: Për Noizyn nuk themi, sepse është serioz dhe korrekt, ai nuk tradhëton. Por kemi Don Vidin, ai rri në Angli. Ai është pak i poshtër.
Altin Sulku, ka rrëfyer së fundmi për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’ , një episod që ka ndodhur disa vite mëparë në Gjermani me një taksist. Pasi Altini theksoi se Noziy është një djalë i mirë dhe me zemër të madhe, ai tha:
“Mbaj mend ishim njëherë në Gjermani në një koncert, unë Noizy, Dj dhe dhëndri i tij. Në aeroport shkuam tek një taksist, flokët i kishte si me bajga, i vinte një erë tmerr. Sa hap derën them ‘këtu qenka një tmerr’. Noizy u ul në vend të parë, ne të tre mbrapa. Taksisti kishte një erë që nuk rrihej në makinë.
Unë ngacmoj pak dhe i them ‘Parfum Super’. Djemtë mbrapa filluan të qeshnin me mua, ndërsa ktheu kokën dhe tha: ‘Ju lutem, mos jepni asnjë shenjë, se mund të ndihet keq ky.’ Ai aq djalë i mirë është, sa taksisti desh na mbyti me atë erë, dhe Noizy prap mendonte si të mos e lëndonte.”
Në një rubrikë të emisionit, Altin Sulku ka treguar se cili nga djemtë e grupit OTR, ka pijen me sh err, dhe cili tradhëton të dashurën, por jo vetëm. Ester Bylyku: Cili ka më tepër mundësi të qëndrojë përgjithmonë beqar Altin Sulku: Besoj që Noizy (qesh). Po them edhe për Varrosin. Ai besoj se do të rrijë beqar. E shijon, ashtu ka qejf. Nuk do ta bezdisi njeri, është rehat. Me shumë mundësi, besoj që Varrosi.