Që prej orës 15:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet e selisë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje pritet të ndërmerren vendime ndaj atyre që ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishin shpërdoruar funksionet dhe simbolet e partisë, në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare.
Më poshtë gjeni dhe foto nga ambientet e brendshme ku po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku anëtarët pritet të shkarkojnë përkrahësit e zotit Berisha.
Deklarata e Lulzim Bashës në përfundim të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha:
Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. Në përgjigje të falsifikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të partisë, kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite: 1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD-së. 2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD-së dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor./shqiperiaime.com.al