Nga debati mes dy bashkëshortëve, Pelivanit e Meritës, të cilët kanë ardhur në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” dalin detaje të reja. Gjatë emisionit të Tv Klan, Merita tregon se shkaku pse ajo kërkon me ngulm që Pelivani mos ta lërë vetëm, pra ta marrë me vete në Greqi ose të jetojë me të, janë kushtet e mjerueshme të shtëpisë.Shtëpia është shembur për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe gjendja e saj është krejtësisht e pabanueshme, siç duket nga pamjet që Merita i ka sjellë zonjës Eni. Zonja Merita tregon se shtëpia fut ujë në çdo cep duke e bërë atë të ndihet e pasigurt, ndërsa Pelivanit duket se nuk i intereson aspak kjo, madje e ofendon bashkëshorten./tvklan.com./opinion.al