Tani president i një prej superfuqive botërore, dikur taksist! Vladimir Putin rrëfen për herë të parë të kaluarën e vështirë

Presidenti Vladimir Putin, ka treguar se si u shkatërrua “Rusia historike” gjatë rënies së Bashkimi Sovjetik tre dekada më parë.

Ai tha se kriza ekonomike që pësoi ishte aq e keqe sa u detyrua që të dilte natën dhe të punonte si një shofer taksie.

Komentet e Putinit, të publikuara nga televizioni shtetëror, ka mundësi të nxisin më tej spekulimet rreth synimeve të politikës së tij të jashtme mes kritikëve, të cilët e akuzojnë atë se planifikon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik dhe se po mendon për një sulm ndaj Ukrainës , një nocion që Kremlini e ka hedhur poshtë si frikë.

“Ishte një shpërbërje e Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik,” tha Putin për shpërbërjen e vitit 1991.

“Ne u shndërruam në një vend krejtësisht tjetër. Dhe ajo që ishte ndërtuar mbi 1000 vjet ishte e humbur kryesisht,” shtoi ai, duke thënë se 25 milionë rusë në vendet e reja të pavarura papritmas e gjetën veten të shkëputur nga Rusia, pjesë e asaj që ai e quajti “një tragjedi e madhe humanitare”.

Putin gjithashtu tha për herë të parë se si ai u ndikua personalisht nga kohët e vështira ekonomike që pasuan kolapsin sovjetik, kur Rusia pësoi inflacion dyshifror.

“Nodnjëherë, mua më është dashur që të punoj natën dhe të ngas taksi. Është e pakëndshme të flasësh për këtë, por, për fat të keq, kjo ndodhi”, tha presidenti./shqiperiaime.com.al

Author: portali