Kryteari i PArtisë Demokratike me tone të ashpra e ka dënuar futjen e Sali Berishës në selinë e PD-së, duke e cilësuar atë dhe mbështetësit e tij si llumi i shoqërisë.
Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha se sot Berisha tregoi se ka frikë nga Kuvendi i 18 dhjetorit dhe po përpiqet që ti fshihet SHBA-së pas Partisë Demokratike.
Ndër të tjera kryedemokrati tha se ish-kryeministri tregoi se për interesat e tija është gati të “thërmojë edhe fëmijën e tij politik”.
Pjesë nga fjalimi i Bashës:
Kjo që pamë sot nuk janë vlera, janë llumi i shoqërisë kanë qenë llumi i PD. Tani janë pastruar dhe kanë bërë nderin më të madh demokratëve. Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha, me gënjeshtrat e tij dhe fyerjet që u bën dinjitetit dhe mençurisë së demorkatëve.
Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit, vetëm ai ka frikë askush tjetër. Të gjithë demokratët po presin që Kuvendi, bashkimi I madh të japin një mesazh të qartë shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë , e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull në shoqëri për ti çarë pengesat e të nesërmes. Ne do ta bëjmë këtë së bashku dhe do ta shplasoim në një Kuvend të madh i cili do të jetë një kuvend demorkatësh dhe demokratik. Por, siç e thashë kemi një person të frikësuar nga 18 dhjetori, me përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratës Berisha po përpiqet të fshihet pas PD. Ose siç bëri sot brenda PD-së.
Ne qëndruam qetë se ishim në punën tonë. Kjo që ka parë sot çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi i cili mundohet të shfaqet si fitimtar. Gjitçka që ka bërë sot është që ka treguar se humbja e tij është pa kthim. Sali Berisha ka treguar se kur vjen pun ate interest e veta nuk ka as burrësi, është një frikacak I cil iështë gati të thërmojë edhe fëmijën e tij politik, partinë demorkatike vetëm ëpr interest e tij.
Sali Berisha është problem I PD, ndaj ne do e lëmë atë pas do I themi që është një pakicë e dëshpëruar I cili nuk do të ketë asnjë mundësi që të marrë peng shumicën e demokratëve të cilët janë të vendosur që të shkojnë përpara dhe të lënë pas të shkaurën./shqiperiaime.com.al