Tregoni kujdes! Viti 2022 do të vijë me probleme në dashuri për këto shenja të horoskopit

Edhe pak ditë na ndajnë nga ardhja e vitit 2022…por disa shenja nuk do ta nisin dhe aq mirë për sa i përket dashurisë. Gjatë muajve të parë të vitit, këto 4 shenja zodiakale do të kenë shumë vështirësi për të nisur një lidhje të re ose për ta mbajtur atë. E para nga këto shenja, është një shenjë ajri dhe e kemi fjalën për Peshoren.

Advertisements

Epo, kjo shenjë nuk mund të konsiderohet me fat në dashuri, të paktën për pesë muajt e parë të vitit 2022. Muajt më të vështirë do të jenë veçanërisht janari, shkurti dhe marsi. Megjithatë në prill do të ketë një ndryshim, gjithsesi peshore të dashura do të duhet të prisni verën për të përjetuar emocione të bukura.

Nga fundi i majit, planeti Jupiter do t’i shtyjë të lindurit e kësaj shenje të zodiakut të krijojnë njohje të reja dhe të jetojnë pasione të reja. Për t’i bërë shoqëri Peshores, do të jetë Gaforrja e cila nga janari, do të preket nga shumë probleme në dashuri. Ata që janë çift do të përballen me keqkuptime të ndryshme me partnerin. Ndjenjat nuk do të jenë në maksimumin e tyre dhe vështirësitë me të cilat do të përballen do të jenë mjaft serioze.

Gjërat do të ndërlikohen nga vetë mendja juaj të dashura Gaforre. Nuk do të ndiheni aq të bukur dhe aq tërheqës, por rrini të qetë: pika e kthesës do të vijë nga korriku. Janë edhe dy shenja të tjera të horoskopit që do ta nisin shumë keq vitin 2022, i përkasin elementit të Zjarrit.

Po flasim për Luanin dhe Shigjetarin. Luani do të ketë Saturnin kundër dhe duhet të presë Jupiterin për të jetuar pak qetësi në dashuri. Telashe në horizont edhe për Shigjetarin. Ndoshta partneri nuk është treguar besnik ndaj jush? Ose ju keni treguar mungesë respekti ndaj tij? Gjithsesi, qetësia për ju do të vijë vetëm andej nga maji. Do të përmirësohen gjërat dhe do të ndjeni më shumë bashkëveprim në marrëdhënien tuaj./shqiperiaime.com.al

Author: portali