Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani u shtrua në spital pasi iu nënshtrua një operacioni, ndërsa ditën e sotme është rikthyer në programin Për’puthen që ajo drejton.
Ndryshe nga herët e tjera ku shfaqet gjithë energji, moderatorja ka prezantuar programin e dashurisë e ulur në karrige, teksa tregon se i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë e keqja ka kaluar.
“Edhe unë u preka nga këta sëmundjet që në fakt ndodhin shpesh herë me gjithë të tjerët, mu desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresojmë që e keqja ka kaluar, edhe sot jemi të gjithë bashkë për të përjetuar emocione të bukura”, u shpreh moderatorja.
Emisioni i kësaj të hëne u nis me emocione, teksa Bruno dhe të gjithë konkurrentët e tjerë kanë surprizuar moderatoren me një buqetë me trëndafila dhe një tortë për djalin e saj Arborin, i cili ka festuar edhe ditëlindjen së fundmi.
Tejet e emocionuar dhe e përlotur moderatorja falenderon konkurrentët: ‘Prisni se nuk jam ende në gjendje ëpr të përballuar kaq shumë (qesh)’./shqiperiaime.com.al