Të lëkundur, të padisiplinuar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mikpritës dhe me një zgjuarsi të jashtëzakonshme…
Këto janë disa cilësi të karakterit të shqiptarit. Veprimet e tyre ndikohen vetëm nga instinkti; veprojnë shpejt dhe pa i peshuar konsekuencat; janë të mirë prej natyre dhe pranojnë dhurata pa u detyruar për mirënjohje, por gjithashtu janë dorëhapur dhe nuk pretendojnë mirënjohje.
Këto janë përshkrime nga albanologë por në fakt ka disa gjëra tipike që bën çdo shqiptar, përfshirë edhe ju! Zbulojeni më poshtë se cilat janë:
1- Dy byrekë dhe dhallë për mëngjes!
2- Bakllava për çdo rast feste nuk mungon!
3- ‘Sherr’ para kamerierit për lekët e kafesh!
4- Shishet e pijeve freskuese i përdorim për ujë pastaj,ato nuk hidhen!
5- Dasma nuk quhet e tillë, nëse nuk të ngopet syri dhe sigurisht stomaku!
6- Kavanozi i reçelit përdoret për turshi, kripën, sheqerin dhe shumë të tjera!
7-Buka është baza në tryezë, pavarësisht llojit të ushqimit,buka nuk mungon KURRË!
8- Qese plastike për të mbajtur rroba, ushqime e çdo gjë tjetë. Çdo sirtar shqiptari i mban ato!