Keni vazhdimisht duar të ftohta? Këto probleme shëndetësore mund të ndikojnë

Kur temperaturat janë të ulëta, është normale që duart të jenë të ftohta. Mirëpo, nëse ndjeni se keni vazhdimisht ftohtë nga duart dhe kur nuk jeni jashtë, mund të tregojë probleme të caktuara shëndetësore.

Anemia

Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë vazhdimisht të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Funksioni i dobët i tiroides

Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadaltë i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, duke rezultuar në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

Diabeti

Fërkimi në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve dhe i ftohti mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor dhe për këtë arsye shoqërohet me këto dukuri.

Stresi

Kur jemi nën stres, adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore ‘kërcen’, ngushton enët e gjakut, kështu qarkullimi është më i dobët, dhe krahët dhe këmbët janë më të ftohta.

Lupus

Një tjetër sëmundje autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, dhe ai është lupus eritematoz sistemik, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinave dhe indeve dhe organeve të tjera.

Author: admin