“Grande Fratello” versioni italian i “Big Brother” në Itali do të zgjatet me 3 muaj. Ky program ka filluar që në shtator dhe do të zgjasë deri në mars. Kujtojmë që të gjithë formatet e ‘Big Brother’ në vende të ndyshme të botës, kanë të njëjtën strukturë, pasi janë pjesë e patentës së Endemol.
Një skenar i tillë pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, sepse deri tani “Big Brother VIP” ka rezultuar një sukses i vërtetë. Data e parë e përmendur nga vetë banorët për mbylljen e programit ka qenë 16 janari, por mendohet se çmimi do të bëhet 150 mijë euro ose 200 mijë euro, me kusht që programi të zgjatet deri në fund të shkurtit.
Kjo do të thotë që Big Mama dhe Claudio me shumë mundësi s’do jenë dy banorët e fundit, pasi do të ketë edhe hyrje të reja në ditët në vijim. Gjithashtu, banorët aktualë do të njihen me ndryshimet e reja në ditët në vijim, me shumë mundësi në festat e fundvitit.
A do ketë kundërshtime nga banorët për shtyrjen e afatit? Sigurisht që jo, sepse thuhet që një banor i ‘BBV’ paguhet 1500 euro për një javë dhe normalisht të gjithëve atyre iu leverdis të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Aq më tepër që do ndryshojë dhe çmimi i madh, që s’do jetë më 100 mijë euro, por do bëhet 150 mijë euro ose pse jo dhe 200 mijë euro. Një shifër që nuk përbën aspak problem për produksionin e ‘Big Brother’, pasi fitimet nga ky format janë tepër të mëdha.
Kujtojmë që bizneset paguajnë me mijëra euro për një reklamë 10-15 sekonda gjatë spektakëlit ‘live’. Kështu që më shtyrjen e afatit, përfitojnë të gjithë, vetë banorët, produksioni i ‘Big Brother’, Top Channel dhe sigurisht publiku. Këta të fundit nuk është se fitojnë ndonjë gjë të madhe, por të paktën do kenë me ç’të shtyjnë kohën.