Planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-ve? Ambasada amerikane: Çfarë iu duhet

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë lidhur me rregullat aktuale për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara.Këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ju bën thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve para se të vendosin të udhëtojnë, të tregojnë certifikatën e vaksinës kur të udhëtojën dhe të kryejnë një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj.

“Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara? Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj. Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane: https://bit.ly/3m2rg1O”, njofton ambasada.

Author: admin