Gezim Zefi këngëtari nga Dukagjini, vjen me këngën më të re të momentit me titull “E Du”

Këngëtari i mirënjohur Gëzim Zefi, në kuadër të programeve festive të fundvitit, sjedh këngën e tij më të re, e cila titullohet “E Du”.

Gëzim Zefi tashmë me një audiencë tepër të madhe, po sjell në vazhdimësi këngë të reja, dhe shumë të pëlqyera nga audienca e të gjitha moshave.

Këngëtari Gezim Zefi, është një këngëtar që ka arritur suksesin në fillimet e karrierës së tij muzikore. Këngët e tij të më të njohura, janë shumë  popullore dhe kanë marrë pëlqimin e fansave, ku disa prej tyre janë kthyer në hite, dhe vazhdojnë të jenë të dëshirueshme për publikun. Gëzimi sapo ka publikuar këngën e tij të re, me një titull të shkurtër dhe me një tekst shumë të bukur, të shkruar nga autori i hiteve Pjetër Kola, orkestruar nga Mario Marku.

Xhirimi dhe publikimi, nga televizioni i njohur muzikor, Blue Sky music. Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni këngën “E Du” /PortaliShqiptar.com

Author: portali