Shokohet 37-vjeçari! Imazhi i Krishtit i shfaqet në lëkurë

Një 37-vjeçar nga Anglia, baba i dy fëmijëve, beson se një hematomë në pjesën e sipërme të krahut të tij të majtë, ka formën e fytyrës së Jesusit. Jamie Hales ka shpjeguar se figura u shfaq në pjesën e brendshme të krahut të tij pasi kishte marrë një goditje. Një gjë e tillë është mbështetur edhe nga njerëzit që e kanë parë shenjën dhe kanë arritur të dallojnë tiparet që ngjasojnë me ato të imazhit të Jezusit.

“Unë vetë nuk jam besimtar. Po të isha, do të mendoja se kjo është një shenjë që jam Mesiah i ri, por nuk jam”– shprehet me humor Hales. Ai punon në një fabrikë dhe tha se ishte vrarë në atë pjesë të krahut, por nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje. Por më vonë ai kuptoi formën e hematomës dhe mbeti i shokuar për disa momente.

Author: admin