Vajza e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia ka hedhur poshtë zërat për ndarjen me aktorin Romeo Veshaj.
E ftuar në ‘Goca dhe Gra”, Peleshi tha se prezenca e tij në Big Brother VIP është thjesht pjesë e profesionit të tij, përveç faktit që aty brenda ka edhe të vëllanë, Donald Veshajn.
“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe (artist, humorist).
Ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne. Ajo ka qenë diçka për humor dhe unë këtë e kam pranuar si pjesë e profesionit të tij në momentin që jam lidhur me një artist,”- tha Peleshi./shqiperiaime.com.al