Donte të griste flamurin serb, i riu rrëzohet nga shtylla para Kryeministrisë

Në përpjekje për të grisur një flamur serb që ishte varur në një prej shtyllave të bulevardit para kryeministrisë, një i ri është rrëzuar nga shtylla. Raportohet se i riu nuk ka marrë dëmtime serioze.

Kjo gjë është kuptuar pasi ai në fund ka arritur që të shkëpusë një pjesë të flamurit dhe pasi është rrëzuar është ngritur shpejt ç’ka tregon që nuk është dëmtuar rëndë.

Kujtojmë që edhe serbët përdhosën flamurin shqiptar një muaj më parë në Beograd, kur Edi Rama vizitoi Serbinë. Ish-kryeministri Sali Berisha e kishte paralajmëruar këtë protestë dy ditë më parë, kundër aferës së inceneratorëve dhe vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, në kuadër të nismës “Open Balkan”./shqiperiaime.com.al

Author: portali