Arbana Osmani iu rikthye punës, menjëherë pas lindjes së djalit, Diellit. Dhe gjithë ditët e ngarkuara, puna në “Big Brother”.
Dhe pamundësia për të kaluar kohë me familjen, e ka bërë moderatoren nostalgjike. Ajo ka ndarë një foto të viteve më parë,me Jonin, djalin e saj të madh.
“Gjeta këtë foto me Jonin, të viteve më parë. Dhe u ndjeva e bekuar. Mirënjohëse. Emicionale. E lumtur. Pak e trishtuar.
Sepse koha fluturon dhe ata rriten shumë shpejt”, shkruan Arbana, duke shtuar se i mungojnë shumë ato kohë. E duket në fakt, se dhe ajo si të gjitha nënat, gëzohet dhe trishtohet në të njëjtën kohë, kur sheh fëmijët e saj të rriten…
Kujtojmë që nëntë muaj më parë, kur u mbyll sezoni i kaluar i programit, ishte Eduarti ai që me anë të një statusi e konsideroi si një “kalim prove”, pasi iu besua atij regjia e një programi në prime time, në një televizion të madh si “Top Channel”.
Në fund të sezonit, djali nga Malësia e Madhe, i dedikoi një mesazh falënderues Arbana Osmanit, prezantueses që i besoi talentit të tij duke i dhënë këtë mundësi të madhe.
Ai e shoqëroi mesazhin e tij publik me një video ndërsa shkruante: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”, shkruante Eduart Grishaj./shqiperiaime.com.al